Lidhje

Studim i ri mbi ekosistemin e Lumit Tamiz


Pasi u deklarua si biologjikisht i vdekur në vitet 1950, lumi Tamiz në Britani tani dalëngadalë ka filluar të bëhet një ekosistem në zhvillim me një prani të gjitarëve të ndryshëm detarë. Një studim dhjetë-vjeçar i publikuar më 20 gusht të këtij viti që bazohet në vëzhgime me sy të lirë të kafshëve, thotë se janë parë mbi 2700 foka, delfinë, dhe balena, duke ndihmuar që të kuptohet më mirë jeta e gjitarëve detarë në lumin Tamiz.

Një koloni fokash shihet duket notuar dhe luajtur pranë brigjeve të këtij lumi. Pamje të tilla janë të zakonshme në kopshtet zoologjike dhe akuariumet, por kjo është grykëdedhja e lumit Tamiz, aty ku lumi i Londrës takohet me Detin e Veriut.Ekspertët e mjedisit thonë se këto pamje janë duke u bërë gjithnjë e më të shpeshta.

Për tre vjet, në muajin gusht ekspertë të Shoqatës Zoologjike të Londrës (ZSL) kanë vëzhguar fokat në grykëderdhjen e gjërë të lumit Tamiz, duke përdorur mjete ajrore, detare dhe tokësore.

Studimi vjetor i fokave në port zgjat katër ditë dhe mbulon të gjithë rajonin përgjatë lumit Tamiz deri te lumi Gravesend që ndodhet rreth 37 kilometra në lindje të Londrës. Joanna Barker, Shoqata Zoologjike e Londrës, autore e raportit

"Sot përfunduan një studim të fokave në Grykëderdhjen e Gjërë të Tamizit. Ne e bëjmë këtë çdo vit në muajin gusht që përkon me periudhën e ndrrimit të lëkurës së fokave, që ato tani e bëjnë në grykëderdhjen e lumit Tamiz".

Pavarësisht se kanë kaluar vetëm tre vite nga koha e fillimit të këtij studimi, ai tashmë ka prodhuar rezultate të rëndësishme.

"Studimet në dy vitet e fundit kanë treguar se numri i fokave është relativisht i qëndrueshëm. Pra, ne kemi parë rreth 670 foka dhe kjo është një shenjë e mirë se ekosistemi biologjik në grykëderdhjen e lumit Tamiz është i larmishëm dhe mund të mbështesë këta gjitarë grabitqarë".

Gjitarët detarë në Grykëderdhjen e Madhe të Lumit Tamiz përballen me kërcënime të ndryshme, duke përfshirë ndotjen, sëmundjet, zhdukjen e habitatit, grabitqarët dhe pajisjet e peshkimit.

Numri i fokave gri është dyfishuar nga viti 2013 deri në vitin 2014, që është një tregues se më shumë gjitarë po përdorin këtë zonë.

Ky është një lajm i mirë pasi në vitet 1950 lumi Tamiz u shpall biologjikisht i vdekur.

"Në vitet 1950 dhe 1960 Lumi Tamiz ishte biologjikisht i vdekur, ka vuajtur nga ndotja e madhe industriale dhe aty ka patur shumë pak jetë", thotë zonja Barker.

Një studim tjetër dhjetë-vjeçar, i bazuar në vëzhgimet e kafshëve me sy të lirë, gjithashtu ka dhënë rezultate premtuese. Në bazë të këtij studimi që ka filluar në vitin 2004, rreth 1317 gjitarë janë parë me sy të lirë nga 1229 vëzhguesë.

Nga 2732 kafshët që janë parë me sy të lirë, 1080 prej tyre kanë qenë foka të zeza dhe 333 foka gri. Janë parë edhe 46 delfinë dhe 49 balena.

Një numër i madhe i tyre janë parë dhe raportuar në zona të ndryshme në mes të ndërtesës së Parlmentit dhe sallës së koncerteve O2 Arena.

Ndërsa ekspertët nuk mund të jenë 100 për qind të sigurt në aftësinë e publikut për të identifikuar specie të caktuara, kjo u jep atyre mundësinë të përcaktojnë vendet ku mund të ketë prani më të madhe të gjitarëve për të bërë studime më të hollësishme.

Nëse kjo prirje vazhdon, banorët e Londrës së shpejti do të mësohen me praninë e një numri të madh të gjitarëve në Lumin Tamiz, një nga rrugët ujore më të ngarkuara në botë.

XS
SM
MD
LG