Lidhje

Emigrantët turren për të kaluar kufirin


Mijëra emigrantë sot u sulën për të kaluar kufirin ndërkohë që policia maqedonase përdori shkopinj gome duke u munduar të ndalonin kalimin e tyre nga pjesa greke. Policia gjithashtu përdori shashka dhe gjatë përleshjeve pati shumë të plagosur.

Forcat e sigurisë arritën të ndalojnë vetëm disa qindra prej tyre, ndërkohë që mijëra të tjerë, shumë prej tyre refugjatë nga Siria, çanë përmes fushave me baltë të territorit maqedonas, pasi patën kaluar disa ditë në qiell të hapur, pa ushqim dhe ujë.

Trazira filloi kur policia vendosi të lejojë kalimin e një grupi të vogël emigrantësh me fëmijë të vegjël, dhe ndërkohë turma fillojë të shtyjë për të kaluar barrikadën policore. Mijëra persona, ndër ta gra me foshnja dhe burra që mbartnin fëmijë të vegjël, vrapuan drejt Maqedonisë nëpër fusha që nuk ishin qarkuar me tela me gjemba.

Pasi përdori shashka për rreth 30 minuta, policia arriti të rimarrë situatën nën kontroll.

Ata që ja dolën të kalojnë të kufirin, nxituan drejt qytetit Gjevgjeli, ku u munduan të sigurojnë transport drejt Serbisë, dhe më tej drejt kufijve të Bashkimit Evropian.

Maqedonia pati shpallur gjendjen e emergjencës që ditën e enjte dhe mbylli kufijtë për emigrantët që kishin filluar të mbërrinin nga Greqia me ritmin e gati 2 mijë personave në ditë, për të vazhduar më tej drejt Hungarisë dhe zonës Shengen.

XS
SM
MD
LG