Lidhje

Emigrantët nisen drejt Serbisë


Mijëra emigrantëve u nisën me tren sot nga Maqedonia drejt Serbisë, pasi u mbërthyer në kufi për disa ditë dhe u bllokuan për të vazhduar udhëtimin e tyre drejt Hungarisë.

Lëvizjet sot pasuan përleshjet të premten dhe të shtunën me policinë maqedonase që u përpoqën të bllokonte emigrantët të hynin në vend nga Greqia. Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka urdhëruar mbylljen e kufijëve për migrantët.

Por mijëra njerëz, shumë prej tyre refugjatëve sirianë, ishin në gjendje të kalonin në territorin e Maqedonisë, pasi kaluan disa ditë në qiell të hapur, pa strehim, ushqim apo ujë.

Autoritetet më pas hoqën kufizimet dhe emigrantët u lejuan të kalojnë lirisht, duke i lënë ata të hipnin në trena sot pa probleme.

Çështja se çfarë të bëhet me numrin e emigrantëve që përpiqen të hyjnëë në Evropë ka lënë qeveritë dhe BE-në duke debatuar se si të përgjigjen.

Organizata Ndërkombëtare për Migrim tha se javën e kaluar se më shumë se 250,000 emigrantë kanë kaluar detin për në Evropë këtë vit, kryesisht në Itali dhe Greqi. Ata janë larguar nga zona që kanë parë vite konflikti dhe trazirash politike, si Siria, Afganistani, Eritrea dhe Nigeria.

XS
SM
MD
LG