Lidhje

Dy koretë vazhdojnë bisedimet


Zyrtarët e lartë nga Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut rivazhduan sot bisedimet maratonë në përpjekje urgjente për të mënjanuar luftën në gadishull. Nuk ka patur njoftime për përparime në bisedimet që filluan të shtunën në fshatin Panmunjom. Ndërsa sot në Seul, disa njerëz po shpresojnë që bisedimet të dalin me një marrëveshje paqësore.

“E di që nuk është e lehtë por shpresoj që bisedimet të përfundojnë mirë që ne të jemi të sigurtë dhe të padëmtuar. Flitet se do të duhet shumë kohë por shpresoj që kjo situatë të përfundoj mirë dhe me qetësi.”

Pheniani pat kërcënuar me veprime ushtarake nëse Seuli nuk u jep fund transmetimeve propagandistike në veriun komunust, por afati përfundoi pa incidente.Një kalimtare në Seul shpreh nervozismin e saj:

“Ndjehem e nervozuar. Familja ime po bëhet gati duke magazinuar ushqime dhe sende të tjera. Shpresoj që takimi të përfundojë mirë e shpejt që të dy koretë të ndërtojnë një marrëdhënie të qëndrueshme.”

Ministria e Jashtëme e Koresë së Jugut ka thënë se nuk do të pezullojë transmetimet drejt veriut deri sa Pheniani të marrë përgjegjësi për sulmet e fundit, të dënoi përgjegjësit dhe të ndërmarrë veprime për të parandaluar provokime të mëtejshme.

XS
SM
MD
LG