Lidhje

Dukagjin, vazhdon operacioni kundër marijuanës


Prej 7 ditësh, në zonën malore të Dukagjinit, në Veri të Shqipërisë po vazhdon operacioni policor për shkatërrimin e bimëve narkotike. Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Shkodrës, të mbështetura nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë arritur të zbulojnë dhe shkatërrojnë edhe 55 parcela të tjera me 6127 bimë narkotike cannabis sativa.

Gjatë dy ditëve te fundit, operacioni anticannabis është përqendruar në fshatrat Abat, Cilkok, Nënmavriq, Çamë dhe Pepaj të Dukagjinit.

Që nga fillimi i operacionit, në zonën e Dukagjinit policia ka zbuluar dhe asgjësuar 286 parcela me 39.607 bimë narkotike, por pa mundur të ndalojë dhe arrestojë kultivuesit e drogës. Ndërsa, që nga fillimi këtij viti, policia ka shkatërruar në tre rrethet e Qarkut të Shkodres 964 parcela me rreth 133 mijë bimë narkotike, shifra këto që tregojnë për një sasi më të madhe droge, të kultivuar këtë vit në Qarkun e Shkodrës, kjo krahasuar me një vit më parë.

Sipas të dhënave të Policisë së Shtetiti, Shkodra vazhdon të qendrojë në krye të zonave në Shqipëri, që kultivojnë bimet narkotike. Terreni i largët dhe malor, tokat pa pronar, largësia e tyre nga zonat e banura si dhe afërsia me kufirin shteteror me Malin e Zi dhe Kosovën, kanë favorizuar kultivuesit dhe trafikantët e drogës që të përqendrojnë veprimtarinë e tyre në këtë pjesë të territorit të Shqipërisë.

XS
SM
MD
LG