Lidhje

Arrihet marrëveshja mes dy Koreve


Koreja e Jugut ndërpreu transmetimet radiofonike me propaganda për në Korenë e Veriut, si pjesë e marrëveshjes për uljen e tensioneve në gadishullin korean.

Nga ana e saj, Koreja e Veriut shprehu “keqardhje” për një shpërthim të kohëve të fundit, që shkaktoi gjymtimin e dy ushtarëve koreanojugorë.

Këshilltari për sigurinë kombëtare i presidentes koreanojugore, tha se dy Koretë gjithshtu ranë dakord të zhvillojnë së shpejti bisedime, në Seul, ose në Phenian, mbi përmirësimin e marrëdhënieve, 62 vjet pasi i dhanë fund Luftës Koreane, me një pakt, por pa një marrëveshje paqeje. Të dyja palët thanë se do t’i rifillojnë bashkimet familjare të shtator, për familjet e ndara nga konflikti i periudhës së Luftës së Ftohtë.

Shtetet e Bashkuara, një aleat i fuqishëm i Koresë së Jugut, e mirëpritën marrëveshjen dhe thanë se shpresojnë që tensionet në gadishullin korean do të pakësohen. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tha se marrëveshja e arritur dje ishte një kompromis, duke shtuar se tani Koresë së Veriut i mbetet të veprojë konkretisht.

XS
SM
MD
LG