Lidhje

Rënie e ndjeshme e bursave


Shqetësimet për pakësimin e rritjes ekonomike të Kinës vazhdojnë të shkaktojnë rënie të ndjeshme të bursave dhe të çmimeve të naftës në tregjet botërore.

Tregjet e aksioneve në Shtetet e Bashkuara shënuan rënie të madhe në fillim të ditës. Indeksi Dow Jones ra rreth 5 për qind në minutat e para të shkëmbimeve, por më vonë shënoi një përmirësim të vogël, ndonëse është ende me ulje rreth 3 përqind. Bursa këtu mbyllet pas rreth 4 orësh.

Në Azi, indeksi i Shangait ra më tepër se 8 për qind, ai i Japonisë mbi 4 për qind dhe i Hong Kongut ra mbi 5 për qind. Ndërsa bursat kryesore evropiane ranë mbi 4 për qind.

Çmimet për shumicën e mallrave po ashtu ranë: çmimi i naftës bruto ra mbi 4 për qind, duke shënuar nivelin më të ulët në më tepër se 6 vjet.

Ekonomia në rritje e Kinës ka qenë tregu kryesor për shumë mallrat gjatë viteve të kaluara.Por disa goditje të fundit, si rënia e tregjeve financiare dhe zhvlerësimi i papritur i monedhës, i kanë bërë investitorët të venë në pikëpyetje gjendjen e ekonomisë së dytë më të madhe të botës.

XS
SM
MD
LG