Lidhje

Pas vrasjeve gjatë një transmetimi


Personi që qëlloi duke vrarë dy gazetarë gjatë një transmetimi të transmetimit të drejtpërdrejtë ka shkruar një manifest prej 23 faqesh përpara ngjarjes, ku e përshkruan veten si një “fuçi baruti” gati për të shpërthyer, dhe ku prentendon të jetë ndjerë i diskriminuar. Ndërkohë që policia në Virginia të Shteteve të Bashkuara po heton vrasjen, viktimat po të kujtohen me dashuri nga kolegët dhe familjarët.

I dyshuari për vrasjet Vester Flanagan, ish-punonjës i kanalit WDBJ TV hapi zjarr ndaj gazetares Alison Parker dhe kameramanit Adam Ward, ndërkohë që po intervistonin një biznesmene vendase.

I dashuri i Alison Parker, i cili punon si prezantues lajmesh në po atë stacion, tregoi fotografi nga jeta e tyre e përbashkët.

“Megjithëse shkonte për të raportuar nga vende të panjohura dhe në orare të papërshtatshme, askush nuk mendonte se do të ndodhte diçka e tillë, madje në një vend të sigurtë.”

Familja e të dyshuarit, i cili policia thotë se vrau edhe veten, qarkulloi një deklaratë ku shpreh ngushëllimet e saj.

“Me zemër të rëndëruar dhe pikëllim të thellë, shprehim ngushëllimet tona familjeve të Alison Parker dhe Adam Ward. Gjithashtu, lutemi për shërimin e Vicki Gardner. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave, me stacionin WDBJ. Faleminderit.”

Familja refuzoi të komentojë për një manifest që mendohet se i dyshuari i dërgoi kanalit ABC News, ku e përshkruan veten si një fuçi baruti njerëzore që është gati të shpërthejë.

Disa postime online në mediat sociale për viktimat u pezulluan.

Ndërkohë, biznesmenia e cila po intervistohej në kohën që u qëllua me armë, po trajtohet në spital.

XS
SM
MD
LG