Punonjësja e gjykatës së shtetit të Kentakit që vazhdon të refuzojë të lëshojë autorizime martese për çiftet e të njëjtit seks, del sot para një gjykatësi federal për t’u përballur me akuza për fyerje ndaj gjykatës.
Gjykatësi urdhëroi zyrtaren e gjykatës në Distriktin Rowan, Kim Davis muajin e kaluar të rifillonte lëshimin e autorizimeve për martesa për të gjitha çiftet, heteroseksualë ose homoseskuale, një praktikë që ajo e ndërpreu pas vendimit të Gjykatës së Lartë në qershor që legalizoi martesat e të njëjtit seks në gjithë vendin.
Zonja Davis thotë se lëshimi i autorizimeve të martesave për çiftet e të njëjtit seks do të dhunonte besimin e saj fetar.
Gjykatësi e nxorri urdhrin pasi katër çifte, dy heteroseksuale dhe dy homoseksuale ngritën padi kundër saj.