Lidhje

Vendoret, ODIHR publikon raportin


Vëzhguesit ndërkombëtarë ritheksojnë se “politizimi i vazhdueshëm i institucioneve shtetërore minoi administrimin efektiv të procesit të zgjedhjeve”

Gati një muaj e gjysëm pas ditës së zgjedhjeve, misioni i Vëzhguesve të ODIHR-it publikoi sot raportin përfundimtar për procesin e 21 qershorit. Dokumenti prej 36 faqesh i bën një analizë të hollësishme situatës që gjatë fushatës deri në përfundim të procesit të numërimit dhe shpalljes së rezultateve.

Ai rimerr përfundimin e vëzhguesve në deklaratën e tyre 24 orë pas zgjedhjeve sipas të cilit ““Teksa ka patur një zgjedhje të dallueshme mes një sërë kandidatësh, dhe liritë themelore të shprehjes u respektuan, politizimi i vazhdueshëm I institucioneve shtetërore minoi administrimin efektiv të procesit të zgjedhjeve. Përgjithësisht, dita e zgjedhjeve është vlerësuar pozitivisht, por u vunë re disa raste të votimit në grup dhe parregullsi të rëndësishme proceduriale”.

Vendoret, ODIHR publikon raportin
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:17 0:00

Vëzhguesit theksojnë mungesën e vullnetit politik të partive shqiptare për të zbatuar legjislacionin zgjedhor “Pavarësisht disa mangësive, kuadri ligjor mund të siguronte baza për zgjedhjet demokratike. Megjithatë, partitë kryesore keqpërdorën kompetencat e tyre të gjera dhe përgjegjësitë brenda administrimit zgjedhor dhe u mungoi vullneti politik për ta zbatuar atë efektivisht. Kjo, e kombinuar me politizimin e institucioneve të përfshira, vazhdoi të minojë zgjedhjet”, shkruhet në raport.

Kritika të forta vëzhguesit kanë ndaj Komisionit Qëndror të zgjedhjeve. “Komisioni Qëndror Zgjedhor përgjithësisht operoi haptazi, megjithatë natyra e politizuar e aktivitetit të saj coi në vendimmarje të parregullta që minuan besimin public sa I përket pavarësisë së administrimit zgjedhor”, vlerëson raporti.

Vëzhguesit vlerësojnë përgjithësisht pozitive fushatën, duke vënë në dukje megjithatë se pavarësisht “zbutjeve të toneve u vazhdua me akuza dhe përpjekje për të diskretituar kundërshtarin”.

Raportin vëren se “pati dyshime të përhapura për trysni ndaj votuesve, të cilat së bashku me shembujt e vëzhguara ditën e zgjedhjeve, ngritën shqetësimin mbi mundësitë e zgjedhësve për të shprehur votën e tyre lirisht”, ndërsa theksohet se “akuzat për blerje vote vazhduan duke përfshirë të gjitha partitë e mëdha”. Raporti megjithatë nënvizon se partitë politike nuk i përdorën mekanizmat e ankesave për këto shkelje të fushatës dhe sugjeron një angazhim konkret dhe të besueshëm të tyre për të luftuar këtë fenomen.

Në përgjithësi, dita e zgjedhjeve shkoi në mënyrë paqësore në të gjithë vendin, edhe pse me tension në Vorë. Gara për kryetar bashkie në Vorë përmendet më tej si veçanërisht e ashpër dhe me akuza për kërcënime të rënda nga LSI-ja.

Edhe numërimi u vlerësua përgjithësisht pozitivisht, “ndonëse nuk ishte plotësisht transparent dhe procesi u zgjatur në shumicën e rasteve përtej afatit ligjor. Mënyra si ishte konceptuar fleta e votimit ofron mundësi që të bëhej lidhje mes fletëvotimeve të plotësuara me votuesë të veçantë, gjë që nuk siguron fshehtësinë e votës”, theksojnë vëzhguesit.

Raporti bën dhe rekomandimet për ndërhyrjet e nevojshme në të ardhmen. Janë 23 rekomandime, një numër më i kufizuar se ato të zgjedhjeve të mëparshme.

XS
SM
MD
LG