Lidhje

Rrëzohet vinçi mbi xhaminë në Mekë


Zyrtarët sauditë po hetojnë rrëzimin e një vinçi ndërtimi në Xhaminë e Madhe në Mekë, që vrau 107 besimtarë dhe plagosi mbi 230 të tjerë.

Autoritetet dyshojnë se rreshjet e shumta dhe era e fuqishme ishin faktorët kryesorë të rrëzimit të vinçit mbi xhami, ku besimtarët ishin mbledhur për lutjet e së premtes.

Xhamia e Madhe pret grumbullimin më të madh gjatë pelegrinazhit vjetor të haxhillëkut që fillon në fund të këtij muaji.

Mohammed Tahir, një teknik i xhamisë, i tha Zërit të Amerikës se moti ishte një faktor kryesor për shembjen. Ai tha se “po binte një shi i rënduar me erëra të forta dhe vinçi kryesor humbi balancën duke u rrëzuar mbi pjesën kryesore të xhamisë”. Ai shpjegoi se në atë moment pelegrinët por kryenin një ritual të quajtur umra, gjatë të cilit ecin rrotull strukturës në formë kubi në qendër të xhamisë, që përbën dhe vendin më të shenjtë për islamin.

XS
SM
MD
LG