Lidhje

Turqi, vriten tre policë


Burime të sigurisë në Turqi thanë se të paktën tre oficerë policie u vranë sot në pjesën juglindore të vendit në incidentin e fundit vdekjeprurës pas dhunës disa javore mes forcave qeveritare dhe militantëve kurdë.

Burimet thanë se dy policë u vranë në një sulm me autobombë në një pikë kontrolli pranë qytetit Sirnak. Forcat e sigurisë ndoqën të dyshuarit me helikopter, duke vrarë dy militantë. Një tjetër oficer u vra në provincën Diyarbakir nga një sulm me raketa i militantëve të PKK-së.

XS
SM
MD
LG