Lidhje

Studentët e zhdukur në Meksikë


Mexico Violence
Mexico Violence

Autoritetet në Meksikë thonë se kanë identifikuar trupin e një personi të dytë të zhdukur pas rrëmbimit vitin e kaluar dhe zhdukjes së 43 studentëve në shtetin Guerrero në jug të vendit.

Prokurorja e Përgjithshme e Meksikës tha se de la Cruz ishte 21 vjeç kur u zhduk më 26 shtator të vitit 2014.

Dhjetorin e kaluar ekspertët identifikuan pjesë nga trupi i 19-vjeçarit Alexander Mora, që u gjetën në një landfill. Prokurorët thonë se aty mund të jenë hedhur dhe djegur trupat e studentëve.

Ekspertët ndërkombëtarë e kanë akuzuar Meksikën për trajtimin pa kujdes të fakteve dhe se janë bazuar vetëm tek deklaratat e të dyshuarve.

Mes personave të arrestuar në lidhje me krimin është edhe ish-kryetari i bashkisë së qytetit Iguala.

XS
SM
MD
LG