Lidhje

Fushata presidenciale e republikanëve


Kandidatëve republikanë presidencial po u kërkohet të mbajnë përgjegjësi për atë që kanë thënë ose kanë dështuar të thonë gjatë fushatave të tyre këtë javë. Pretendenti kryesor republikan Donald Trump ka tërhequr kritika që nuk iu përgjigj thënieve ofenduese të një përkrahësi në një miting, ndërsa ish drejtuesja ekzekutive e biznesit Carly Fiorina po mbështet pretendimet e saj se një grup i financuar nga qeveria është fajtor për praktika të tmerrshme të abortit.

Manjati i pasurive të patundshme Donald Trump zakonisht kritikohet për deklaratat absurde dhe faktet e shtrembëruara që bën. Por në një miting në Nju Hempshër të enjten në mbrëmje, Trump u kritikua se nuk korrigjoi një anëtarë të audiencës.

"Ne kemi një problem në këtë vend: myslimanët. Ju e dini se presidenti aktual është i tillë. E dini se ai as që nuk është amerikan. "

Barack Obama është i krishterë dhe i lindur në Hawaii nga një nënë amerikane dhe një baba kenian.

Kandidatja demokrate Hillary Clinton e dënoi menjëherë reagimin e zotit Trump.

"Do t’i bëja thirrje atij dhe të gjithë kandidatëve të ndalin retorikën përçarëse dhe të urrejtjes që kemi parë gjatë muajve të fundit."

Gjatë debatit të së mërkurës, kandidatja Carly Fiorina tha se ka parë një video që dokumenton keqpërdorimin e supozuar të fetusit nga organizata Planned Parenthood. Planned Parenthood dhe të tjerë thonë se një video e tillë nuk ekziston.

Fiorina nuk po kërkon ndjesë.

"Unë nuk fola gabim dhe nuk e di me kë keni folur ju për videot, por unë i kam parë ato imazhe."

Shtëpia e Bardhë të premten paralajmëroi kandidatët republikanë se strategjia e tyre ofensive do të dështojë.

"Kjo është një strategji cinike që shumë politikanë republikanë kanë përqafuar pasi për disa prej tyre ka provuar të jetë e suksesshme por kjo ka pasoja për ta."

Por tani për tani strategjia po funksionon. Të paktën një anketë e re e opinionit tregon se mbështetësit e zotit Trump janë shtuar që nga debati i së mërkurës, ashtu si edhe për zonjën Fiorina ndërsa kandidatë të tjerë më të drojtur kanë humbur pikë.

XS
SM
MD
LG