Lidhje

Kerry: Assad duhet të largohet


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha se presidenti sirian Bashar al-Assad duhet të jap dorëheqjen, por koha e largimit të tij duhet të vendoset përmes negociatave.

Duke folur në Londër pas bisedimeve me sekretarin e jashtëm britanik Philip Hammond, zoti Kerry i bëri thirrje Rusisë dhe Iranit të përdorin ndikimin e tyre mbi Sirinë për të bindur Assadin të negociojë.

"Duhet të negociojmë”, tha zoti Kerry. "Ne e kërkojmë këtë dhe shpresojmë që Rusia dhe Irani dhe çdo vend tjetër me ndikim do të ndihmojë të arrihet kjo, pasi negociatat po pengojnë fundin e krizës."

Në një zhvillim tjetër, një grup sirian tha se kryengritësit islamik kanë vrarë 56 anëtarë të forcave qeveritare siriane në provincën e Idlibit. Vëzhguesit sirian për të Drejtat e Njeriut thanë të shtunën se luftëtarë të qeverisë u qëlluan me stil ekzekutimi në aeroportin ushtarak Abu Duhur.

Grupi monitories tha se vrasjet ndodhën në fillim të javës por u deshën disa ditë që njoftimi të konfirmohej.

SHBA-RUSI bisedime për Sirinë

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia po bisedojnë rreth Sirisë për të siguruar që forcat e tyre në zonën e konfliktit mënjanojnë ndonjë përplasje aksidentale me njera tjetrën.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Ash Carter foli me homologun e tij rus të premten për herë të parë që kur ka marr këtë post disa muaj më parë.

Një zyrtar i lartë i mbrojtjes tha se ministri rus Sergei Shoygu i tha zotit Carter se aktivitetet e Rusisë në Siri janë me natyrë mbrojtëse dhe se Moska po nderon angazhimet që ka bërë ndaj qeverisë siriane.

Lëvizja diplomatike të premten përfaqëson një iniciativë të re për krizën siriane ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Rusia The kanë denoncuar deri tani njëra tjetrën për rolet respektive në konflikt.

XS
SM
MD
LG