Votimi ka përfunduar në Greqi dhe një anketë e rëndësishme pas votimit tregon se partia e majtë e ish kryesministrit Alexis Tsipras kryeson ndaj rivalit të saj kryesor konservator.
Por anketa, e kryer nga pesë stacione televizive të djelën, tregon se partia Syriza e Zotit Tsipras nuk ka arritur një shumicë absolute të nevojshme për të formuar qeverinë.
Partia Syriza parashikohet të ketë fituar mes 30 dhe 34 përqind të votave, ndërsa konservatorët e partisë Demokracia e Re mes 28 dhe 32.5 përqind. Një anketë tjetër pas votimit parashikon gjithashtu shifra të ngjashme.
Zgjedhjet e së djelës – të tretat për Greqinë këtë vit – u shkaktuan kur Tsipras dha dorëheqjen muajin e kaluar, vetëm shtatë muaj pasi Syriza mori pushtetin me premtimin për të rinegociuar masat shtrënguese të vendosura nga kreditorët evropianë në këmbim të miliarda dollarëve ndihma.
Megjith premtimin e tij dhe një referendum në korrik ku votuesit grekë kundërshtuan kërkesat evropiane,Tsipras muajin e kaluar pranoi kushtet e kreditorëve për paketën e tretë të shpërtimit prej 98 miliardë dollarësh.
Udhëheqësi i partisë Demokracia e Re Vangelis Meimarakis e ka akuzuar zotin Tsipras për paaftësi në negociimin e marrëveshjes.