Lidhje

SHBA: Martin Shkreli nxit debat me ilaçin Daraprim


Kur firma farmaceutike Turing bleu në muajn gusht linjën e prodhimit të ilaçeve Daraprim, ajo brenda natës e rriti çmimin e një kokre nga 13.5 në 750 dollarë, një rritje prej 5000 për qind.

Ngitja e çmimit u prit me ankesa nga komuniteti mjekësor për faktin që pacientët nuk mund ta përballonin dot çmimin. Por drejtori ekzekutiv i firmës Turing, Martin Shkreli, thotë se ngritja e çmimit ishte një vendim i arsyeshëm nga këndvështrimi i biznesit. “Ngaqë ilaçi dilte me humbje me çmimin e mëparshëm, kompania që do e shiste atë do të humbiste para.

Me çmimin e ri, fitimet janë të arsyeshme, aspak drastike” u përgjigj zoti Shkrelki, i pyetur për këtë rritje marramendëse. Ilaçi Darparim u shpik në vitin 1953. Ky ilaç përdoret për të kuruar infeksionin “toxoplasmosis” i cili shkaktohet nga një parazit që egziston në gati çerekun e popullsisë amerikane mbi 12 vjeç, por që mund të jetë vdekjeprurëse për individët me sistem imunitar të dobësuar, si ata që vuajnë nga sida dhe kanceri.

Kur firma Turing e ngriti çmimin nga 13 në 750, kostoja e trajtimit për një pacient u rrit nga 1.130 në 63 mijë.

Ky zhvillim hyri dje në betejën politike. Kandidatja demokrate për president Hillary Klinton tha gjatë një takimi elektoral se në se zgjidhet “ajo do të punojë t’i japë fund praktikave të tilla të ngritjes së çmimeve”.

Edhe rivali i saj Bernie Sanders i dërgoi një letër Martin Shkrelit duke i kërkuar informacione për këtë rritje çmimi. Bernie Sanders dhe ligjvenësi Elijah Cummings kanë bërë hetime për ilaçet që kanë pësuar ngritje të lartë çmimi. Por sipas Shkrelit, çmimi i tanishëm është i përshtatshëm.

Hillary Klinton tha se ajo dë të paraqesë një plan sot për t’iu kundërvënë çmimeve të tilla të larta në sektorin e ilaçve që janë të veçanta dhe nuk kanë konkurtentë për të ulur çmimin.

32 vjeçari Martin Shkreli është një investitor amerikan me origjinë shqiptare i specializuar në investimet në sektorin e farmaceutikës. Ai është themelues i kompanisë farmaceutike Turingdhe më parë ka qënëbashkëthemelues i firmës financiare, MSMB Capital Management, e specializuar në metoda investimi me rrezik të lartë me shpresën për të realizuar fitime të mëdha.

XS
SM
MD
LG