Lidhje

Acarime mes Armenisë dhe Azerbajxhanit


Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë ka shprehur shqetësim për dhunën që ka shpërthyer pranë kufirit mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, nga e cila dje gjetën vdekjen tre vetë.

Armenia thotë se tre civilë u vranë nga të shtëna dhe goditje artilerie pranë një fshati në kufi me Azerbajxhanin. Zyrtarët qeveritarë thonë se dy të tjerë u plagosën në një incident që e cilësojnë si provokacion nga Azerbajxhani.

Autoritetet e Azerbajxhanit nuk iu përgjigjën akuzave drejtpërdrjet por thanë se fshatrat e tyre pranë kufirit ishin sulmuar nga forcat armene dhe trupat e tyre u kundërpërgjigjën.

Këto dy republika ish-sovjetike kanë pretendime territoriale për Nagorno-Karabakun, një rajon me popullsi kryesisht armene në Azerbajxhan që kontrollohet nga forca armene. Megjithë arritjen e një armëpushimi që i dha fund konfliktit të viteve 1990, situata ka vazhduar të jetë e tensionuar prej dekadash.

XS
SM
MD
LG