Lidhje

Mijëra emigrantë të bllokuar mes Serbisë dhe Kroacisë


Kroacia që ka transportuar azilkërkuesit në Hungari, po kërkon që Serbia të ndjekin të njëjtin shembull, në vend që thjesht t’i hip ata në autobuzë për në Kroaci.

Duke vizituar pikëkalimin kufitar kroat të Strosincit të shtunën, Ministri i Brendshëm Ranko Ostojic tha se do të jetë më e lehtë për të dërguar azilkërkuesit direkt në kufirin hungarez, ose në një qendër pritjeje në Serbi, nga ku ata mund të udhëtojnë në destinacionin e tyre të dëshiruar në Evropë

Rreth 3,000 emigrantë dhe refugjatë u bllokuan të shtunën në qytetin kufitar të Strosincit. Sipas autoriteteve kroate, udhëtarët zbritën nga autobusët serbë në një fushë të zbrazur dhe iu tha të ecin në këmbë deri në territorin kroat.

Policia kroate, fshatarët vendas dhe vullnetarë të Kryqit të Kuq iu erdhën në ndihmë, pasi refugjatët humbën rrugën.

Ndërkohë, Gjermania tha se ka marrë 200.000 kërkesa për azil në gjysmën e parë të këtij viti, 40 për qind e të cilave të paraqitura nga njerëz nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Serbia, të larguar prej papunësisë dhe varfërisë për një jetë më të mirë.

XS
SM
MD
LG