Lidhje

Irani kërkon hetime ndërkombëtare për Arabinë Saudite


Numri i të vdekurve në peligrinazhin e përvitshëm të Haxhit pranë Mekës ka arritur në 769. Irani ka numrin më të madh të të vdekurve dhe ka dënoncuar Arabinë Saudite për menaxhimin e peligrinazhit dhe ka bërë thirrje për ngritjen e akuzave penale për rastin në fjalë.

Presidenti iranian, Hassan Rouhani, i ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara për të hetuar shkaqet e rrëmujës vdekjeprurëse dhe incidenteve të tjera të ngjashme në Haxhin e sivjetshëm.

Zoti Ruahani foli para udhëheqësve botërorë në samitin e Kombeve të Bashkuara për zhvillimin. Edhe ministri i jashtëm, Mohammad Zarif, po ashtu e diskutoi çështjen në bisedime të veçanta me Sekretarin amerikan të Shtetit John Kerry po në shtetin e Nju Jorkut.

Nga 769 të vdekurit e raportuar aktualisht nga autoritetet saudite, të paktën 136 ishin shtetas iranian që humbën jetën gjatë rrëmujës jashtë qytetit të shenjtë të Mekës. Sipas njoftimeve të shtypit iranian, rreth 300 iranianëve të tjerë nuk u dihet fati pas tragjedisë së të enjtes.

Prokurori i shtetit në Iran, Ebrahim Raisie, tha se menaxhimi i dobët i Arabisë Saudite i turmave të peligrinazhit përbën vepra kriminale në bazë të ligjit ndërkombëtar.

XS
SM
MD
LG