Lidhje

Mesha e Filadelfias


Duke folur sot me qindra peshkopë, Papa Françesku tha se u takua privatisht me një grup viktimash të abuzimeve seksuale dhe u premtoi se të gjithë fajtorët do të mbahen përgjegjës. Zoti vajton për abuzimin seksual të fëmijëve tha Papa. Ati i shenjtë i jep fund sot vizitës një-javore në Amerikë duke mbajtur një meshë në Filadelfia para afro 2 milion njerëzve.

Imigracioni dhe trajtimi human i imigrantëve kanë qënë temat e nxehta në fjalimet e Papës qëkur mbërriti në Amerikë një javë më parë.

“Mos harroni atë që ndodhi këtu më shumë se dy shekuj më parë. Mos harroni dekleratën që thotë se të gjithë burrat dhe gratë janë krijuar të barabartë. Se krijuesi i tyre i ka pajisur ata me të drejta të patjetërsueshme dhe se qeveria egziston për të mbrojtur këto të drejta.”

Mesazhi i Papës për përfshirje rezononte me disa të cilën druhen se kisha i ka braktisur. Ja si shprehet një besimtar.

“Mesazhi i tij nga sjell përsëri në kishë pa ndrojte ndaj gjykimit, mirëpritje për të gjithë njerëzit, jo vetëm ndaj çifteve të së njëjtës gjini por ftesa që të gjithë të shkojnë në kishë.”

Në prag të meshës finale në Shtetet e Bashkuara, vëmendja e Papës u përqendrua tek Takimi Botëror i Familjeve. Konferenca ndërkombëtare e thirrur nga Vatikani dhe Kryedioqeza e Filadelfias, synon të forcojë “lidhjet e shenjta të familjeve në mbarë botën.”

Papa dhe të pranishmit shijuan një mbrëmje argëtuese me pjesmarrjen e artistëve të njohur botëror para se ati të bënte humor në fundin e një dite të ngarkuar.

“Do piqemi sërish sëbashku nesër ....në orën katër.”

Mesha e sotme pritet të jetë më e madhja që Papa ka mbajtur këtë javë në Uashington dhe Nju Jork.

XS
SM
MD
LG