Lidhje

Ashensor për në Hapësirë


Dërgimi i anijeve në hapësirë është shumë i kushtueshëm për shkak se shtratet lëshuese mbi të cilat transportohen anijet pas nisjes nga Toka nuk janë të ripërdorëshme. Një ashensor mund ta bënte këtë punë shumë më lirë, por ende nuk ekzistojnë materiale për ndërtimin e kabllove që do ta ngrinin ashensorin në një lartësi të tillëqë të eliminonin nevojën për përdorimin e një rakete shtytëse. Kompania teknologjike kanadeze Thoth fitoi një patentë këtu në Amerikë për një zgjidhje tjetër, ndërtimine një ashensori brenda një kulle 20 kilometërshe që mund t’i çonte anijet më pranë hapësirës, përtej atmosferës së Tokës.

Sipas firmës Thoth, ashensori do të vendoset brenda një kulle të sigurt, nga kulmi i së cilës, lëshimi i anijeve të hapësirë do bëhej shumë më lirë.
Ian Tomaszewski, Kompania Thoth;

"Mendojmë se është realiste. Jemi duke kërkuar për të marrë lejen nga agjenci të ndryshme të Hapësirës dhe në 3 deri 5vjet të kemi krijuar një model prototip 1,5 kilometra të lartë, për të demonstruar se projekti është i realizueshëm".

Kompania vlerëson se ashensori i saj mund të transportojë 10 ton mallra me një shpejtësi rreth 11 kilometra në orë, duke arritur majën e kullës në rreth 60 minuta. Nga atje anijet me udhëtarëdhe mallrat mund të nisen në orbitë dhe më gjerë në hapësirë.

Por ndërtimi i një kulle të tillë do krijonte edhe shumë mundësi të tjera.

"Turizmi në hapësirë mund të zhvillohet; njerëzit mund të shohin pamjen e gjerë të tokës nga 20 kilometra lartësi, dhe rreth 1-mijë kilometra në çdo drejtim."

Për zhvillimin e një ashensori në hapësirë ekziston edhe një ide tjetër; një makinë me rreze lazer që do të udhëtonte në një rrugë ndërtuar me nanotuba, duke lidhur Tokën me një satelit në orbit.

Një numër eksperimentesh janë kryer, por pengesa më e madhe mbetet: si do të prodhohet një rrugë e tillë 36-mijë kilometra e gjatë?.

XS
SM
MD
LG