Lidhje

Senati miraton buxhetin e përkohshëm për qeverinë


Senati amerikan mirtoi një projekt-ligj buxhetor me synimin për t’i dhënë afat kohore prej dhjetë javësh Kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë që të negociojnë nivelet e shpenzimeve për vitin e ardhshëm fiskal.

Vota e së mërkurës, 78-20 kapërceu njërën prej dy pengesave legjislative për të mënjanuar mbylljen e pjesshme të qeverisë sonte në mesnatë, kur skadon afati i buxhetit egzitues.

Megjithë mbështetjen dypartiake të projekt-ligjit, kritikat partiake ishin të pranishme para seancës së votimit. Udhëheqësi republikan në Senat, Mitch McConnell, fajësoi demokratët për situatën dramatike të krijuar para afatit për buxhetin.

Projekt-ligji i financon shpenzimet buxhetore deri më 11 dhjetor.Dhoma e Përfaqësuesve, ku republikanët ndodhen në një situatë të trazuar pas dorëheqjes së papritur të kryetarit John Boehner, ende nuk ka votuar dhe pritet të shqyrtojë projekt-ligjin brenda ditës së sotme.

XS
SM
MD
LG