Lidhje

Obama: Lufta në Siri nuk do të kthehet në përballje SHBA-Rusi


Presidenti Barack Obama thotë se lufta civile siriane nuk do të bëhet një përballje mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, ndërsa të dy vendet ndërmarrin sulme ajrore ndaj grupeve të ndryshme brenda Sirisë.

Ndërkohë, Ministri i britanik i Mbrojtjes tha se vetëm pesë përqind e sulmeve ajrore ruse në Siri këtë javë kishin si objektiv ekstremistët e Shtetit Islamik.

Në një intervistë me gazetën Sun, Michael Fallon tha se shumica e bombardimeve ruse kanë goditur grupet rebele siriane, përfshi Ushtrinë Siria e Lirë që mbështetet nga Perëndimi, dhe civilë.

Vlerësimi vjen një ditë pasi presidenti amerikan Barack Obama tha se lufta civile në Siri nuk do të kthehet në një përballje mes Amerikës dhe Rusisë, ndërsa të dy vendet ndërmarrin sulme ajrore ndaj grupeve të ndryshme brenda Sirisë.

Presidenti Obama tha se strategjia ruse për të mbajtur në këmbë presidentin sirian Bashar al-Assad nuk gëzon popullaritet tek kominiteti ndërkombëtar.

“Irani dhe Assadi përbëjnë koalicionin e Putinit momentalisht. Pjesa tjetër e botës është në koalicionin tonë. Nuk mendoj se njerëzit gënjehen nga strategjia aktuale. Kjo nuk do të thotë se ne nuk shohim që zoti Putin ka filluar ta kuptojë se është në interesin e tyre të arrihet një zgjidhje politike.”

Rusia ka vazhduar sulmet ajrore në Siri pa ju përgjigjur thirrjeve të zotit Obama për të punuar për një zgjidhje politike ku nuk përfshihet presidenti Assad.

Gjatë një takimi në Paris, presidenti francez Francois Hollande i tha presidentit rus Vladimir Putin se sulmet ajrore ruse brenda Sirisë duhet të kufizohen vetëm kundër Shtetit Islamik.

Të premten në Kombet e Bashkuara, Ministri i Jashtëm i Sirisë mbrojti veprimet ruse.

“Ftesa e rëndësishme e presidentit Putin për krijimin e një koalicioni ndërkombëtar rajonal për të luftuar terrorizmin ka fituar mbështetjen e qeverisë siriane. Terrorizmi nuk mund të luftohet vetëm nga ajri dhe veprimet e mëparshme për ta luftuar atë kanë çuar në përhapjen e tij. Sulmet ajrore janë të padobishme nëse nuk zhvillohen në bashkëpunim me ushtrinë siriane, forca e vetme në Siri që po lufton terrorizmin.”

Ministri i Jashtëm sirian shtoi se qeveria e tij do të marrë pjesë në grupet e punës të Kombeve të Bashkuara për të arritur një marrëveshje paqeje.

XS
SM
MD
LG