Lidhje

Shkodër, vritet polici


Një punonjës i policisë humbi jetën sot në mbrëmje gjatë një operacioni policor për kapjen e një të dyshuari si autor i një krimi të rëndë, të ndodhur në fshatin Oblikë, vetëm 5 kilometër në afërsi të qytetit të Shkodrës.

Komandanti i grupit të Forcave Policore të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës, Siomon Gjeta, u plagos rëndë dhe, më pas humbi jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Forcat e policisë shkuan në fshatin Oblikë pas njoftimeve se një i dyshuar si autor i krimit kishte plagosur rëndë një 21 vjeçar, bashkëfshatar të tijin. Pas rrethimit të banesës së tij, thirrjes së policisë për tu dorëzuar, ai i është përgjigjur me zjarrin e armës nga ku ka mbetur i plagosur rëndë komandanti i grupit të FNSH dhe më pas ka humbur jetën.

Sipas policisë, autori i vrasjes së është Ruzhdi Aishta. Nderkohë, policia po vazhdon operacionin për arrestimin e tij.

XS
SM
MD
LG