Lidhje

Erdogan: BE e pasinqertë për antarësimin


Turkey's President Tayyip Erdogan talks to the media before a meeting with European Commission President Jean-Claude Juncker (not pictured) at the EU Commission headquarters in Brussels, Belgium, Oct. 5, 2015.
Turkey's President Tayyip Erdogan talks to the media before a meeting with European Commission President Jean-Claude Juncker (not pictured) at the EU Commission headquarters in Brussels, Belgium, Oct. 5, 2015.

Presidenti Reccep Tayyip Erdogan tha sot se Bashkimi Evropian është zgjuar vonë për të kuptuar rëndësinë e Turqisë përballë krizës së refugjatëve. Udhëheqësi turk e akuzoi Bashkimin Evropian se është treguar i pasinqertë në bisedimet për antarësimin e Turqisë në BE:

Presidenti turk nuk tha nëse Turqia e ka pranuar një ofertë nga Bashkimi Evropian për ndihma që mund të arrijnë deri në 3 miliardë euro. Udhëheqësit evropianë e prezantuan fondin si mbështetje për planin e veprimit në përgjigje të krizës së refugjatëve.

Zoti Erdogan la të kuptohej se Turqia nuk mund të blihet kollaj:

“Siguria dhe stabiliteti i Perëndimit dhe Evropës varen nga siguria dhe stabiliteti ynë. Perëndimi e ka pranuar tashmë këtë fakt”.

Presidenti turk e lidhi situatën aktuale me ambicjet e Turqisë për antarësim në BE:

“Pra nëse siguria nuk realizohet pa Turqinë, përse nuk e pranojnë Turqinë në BE? Ata thonë se bënë gabim me NATO-n, të mos bëjnë të njëjtin gabim me BE-në. Shnumë vende anëtare të Bashkimit Evropian nuk kanë njëjtësuar rregulloret dhe ligjet me ato të BE-së; ne jemi përpara shumë vendeve evropiane në aspektin ekonomik dhe kriteret e Kopenhagenit. Por për fat të keq ata s’po tregohen të sinqertë”.

Presidenti Erdogan tha se Evropa filloi ta kuptonte krizën e refugjatëve kur djali dy vjeçar sirian i mbytur në det të hapur, u soll nga dallgët në brigjet e Turqisë.

“Një vend thotë se do të strehojë 30-40 mijë refugjatë dhe ata propozohen për çmim Nobel. Nuk e kuptoj si ndodhin këto gjëra. Ne po strehojmë 2.5 milionë refugjatë, por asnjeri nuk do t’ia dijë, pasi Çmimi Nobel është një vlerësim me motivacione politike”.

Turqia, vend anëtar i NATO-s, ka një vijë të përbashkët kufitare prej 900 km me Sirinë. Plani i veprimit synon të shtojë bashkëpunimin me Turqinë për të përmirësuar jetët e mbi 2 milionë refugjatëve sirianë në Turqi dhe për t’i dekurajuar ata që të mos tentojnë të shkojnë drejt Evropës Perëndimore.

Megjithëse nuk është diskutuar shifra konkrete e fondit të ndihmës, Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se shuma arrin në 3 miliardë euro, një shifër që sipas zyrtarëve evropianë ishte kërkuar nga autoritetet turke dhe konsiderohej e arsyeshme për planet në diskutim.

XS
SM
MD
LG