Lidhje

Tentativa për zgjidhjen e krizës në Siri


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry tha sot se do të takohet këtë javë me udhëheqës nga Rusia, Turqia, Arabia Saudite dhe Jordania për të diskutuar alternativa për rifillimin e procesit të gjetjes së një zgjidhjeje politike për gjendjen në Siri.

Zoti Kerry tha gjatë një vizite në Spanjë se Shtetet e Bashkuara duan të shmangin “shkatërrimin e plotë” të Sirisë dhe se ai do të marrë pjesë në bisedime vetëm duke shpresuar që të gjitha palët të kuptojnë sa më mirë se cilat janë alternativat dhe çfarë hapash të merren për të ardhmen.

Rusia ka kryer goditje ajrore për tre javë në mbështetje të trupave siriane si pjesë e një fushate që ka shkaktuar kritika të ashpra nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera që thonë se forcat ruse po vënë kryesisht në shënjestër kryengritësit dhe jë ekstremistët e Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG