Lidhje

John Withers merr Çelësin e Tiranës


Ish ambasadori amerikan në Shqipëri vlerësohet nga Bashkia e kryeqytetit

Ish ambasadori amerikan në Shqipëri John Withers, mori sot në Tiranë, Çelësin e qytetit, në shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë prej tij gjatë viteve të ushtrimit të detyrës për zhvillimin e mëtejshëm të demokracisë, sic u shpreh kryebashkiaku i kryeqytetit Erion Veliaj

Ambasadorit Withers iu dorëzua Celësi i qytetit gjatë një ceremonie të posacme në sallën e Këshillit Bashkiak. Zoti Veliaj u shpreh se “shumë shqiptarë e ndjejnë ambasadorin, jo thjesht si përfaqësues i një vendi mik dhe partneri strategjik por si njeri që përjetonte problemet e shoqërisë shqiptare e që ishte i përkushtuar ndaj transformimit demokratik të Shqipërisë”. Kryebashkiaku i Tiranës theksoi gjithashtu se ambasadori Withers “ka qenë gjithmonë një kritik i ashpër i dukurisë së korrupsionit në elitën politike shqiptare”.

Duke shprehur falenderimet për ceremoninë dhe dorëzimin e simbolit të kryeqytetit shqiptar zoti Withers tha se ndjehej “shumë i përulur” dhe “vecanërisht mirënjohës”. Ai deklaroi se për të përbënte një nder të vecantë marrja e Çelësit të kryeqytetit të një vendi, që sic tha ai, ishte shumë i dashur për të.

Në ceremoni u vu re se nuk kishte përfaqësues të së djathtës. Kryetari I grupit të këshilltarëve demokrat Leonard Olli I tha Zërit të Amerikës se ata nuk kishin patur asnjë dijeni për ceremoninë e sotme.

XS
SM
MD
LG