Lidhje

Rreziku i dhunës seksuale për refugjatët


Serbia Migrants
Serbia Migrants

Agjencia e OKB-së për refugjatët paralajmëron se gratë dhe fëmijët që janë dyndur drejt Evropës janë në rrezik të madh të bien pre e dhunës seksuale. Agjencia u bën thirrje vendeve evropiane t’i kushtojnë vëmendje këtij rreziku.

Zëdhënësja e Zyrës së Komisionerit të Lartë për Refugjatët tha se fëmijët janë nën presion në rritje në çdo vend ku kalojnë.

Sipas përllogaritjeve të kësaj agjencia, mbi 600 mijë emigrantë dhe refugjatë nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia mbërritën në Evropë këtë vit përmes Mesdheut. Afro një e treat e tyre janë gra dhe fëmijë.

Në pikat e ndalimit, sipas agjencisë, ka filluar të shfaqet fenomeni i trafikut seksual. Fëmijët e pashoqëruar janë personat më të rrezikuar nga ky fenomen.

XS
SM
MD
LG