Lidhje

Takim Kerry-Lavrov në Vjenë


U.S. Secretary of State John Kerry shakes hands with Foreign Minister Sergey Lavrov on Oct. 23, 2015, at the Imperial Hotel in Vienna, Austria, before a bilateral meeting focused on Syria.
U.S. Secretary of State John Kerry shakes hands with Foreign Minister Sergey Lavrov on Oct. 23, 2015, at the Imperial Hotel in Vienna, Austria, before a bilateral meeting focused on Syria.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov kanë filluar bisedime në Vjenë në një përpjekje për të gjetur një emërues të përbashkët për të ardhmen politike të Sirisë.

Dy zyrtarët u përshëndetën por nuk bënë komente ndërsa hynin sot në seancën dypalëshe. Ndërsa si Rusia, ashtu edhe koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kanë prani ushtarake ajrore në Siri, dy vendet kanë pikëpamje të ndryshme për zgjidhjen e gjendjes në atë vend. Ata do të takohen edhe me homologët e tyre të Arabisë Saudite dhe Turqisë.

Gjatë një ndalese në Berlin dje, zoti Kerry tha se takimi i katër palëve duhet të jetë një pararendës i një pjesëmarrjeje më të gjerë të vendeve që duhet të jenë në tryezën e negociatave. Ai tha se të gjitha palët bien dakord se duhet gjetur një zgjidhje për t’i dhënë fund dhunës në Siri.

“Ka një faktor që pengon arritjen me shpejtësi të këtij synimi, është një person që quhet Bashar al-Assad. Prandaj çështja është a mund të kemi një proces politik, gjatë të cilit shpërndarja e ardhshme e pushtetit të bëhet siç duhet nga populli i Sirisë”.

Udhëheqësit e Turqisë dhe Arabisë Saudite janë kundër Assadit, kështuqë Rusia është aleatja më e forte e Assadit. Nuk është e qartë se çfarë zgjidhjeje do të propozojë Ministri i Jashtëm rus në Vjenë. Por presidenti rus, Vladimir Putin dha një sinjal dje në një forum ndërkombëtar në Sochi. Zoti Putin tha se ndërhyrja e stërgjatur perëndimore në Lindjen e Mesme ka tronditur balancën e pushtetit në rajon duke e kthyer në një fuçi baruti.

“Është e vështirë që të bësh një lojë të dyfishtë, të shpallësh luftë ndaj terroristëve dhe në të njëjtën kohë të përpiqesh të përdorësh terroristët për të lëvizur gurët e shahut në Lindjen e Mesme për të përmbushur interesat e tua. Është e pamundur të mposhtësh terroristët nëse disa nga këta terroristë përdoren si vegla për të përmbysur regjime të padëshirueshme”.

Rusia ka mbështetur presidentin sirian, Bashar al-Assad politikisht dhe ushtarakisht ndërsa Shtetet e Bashkuara besojnë se Assadi nuk duhet të jetë pjesë e një zgjidhjeje afatgjatë politike për konfliktin sirian.

XS
SM
MD
LG