Lidhje

Siri, bombardohet zona e populluar


Organizata Mjekët pa Kufij thotë se të paktën 70 persona u vranë në një sulm ajror dhe gjatë bombardimeve në një lagje mjaft të populluar të mbajtur nga kryengritësit në afërsi të kryeqytetit sirian.

Grupi tha sot se nga sulmi në një treg të lagjes Douma pranë Damaskut u plagosën edhe 550 persona.

Sipas Organizatës Mjekët pa Kufij, një spital aty pranë i mbështetur nga kjo organizatë, ndihmoi në trajtimin e valës së parë të viktimave të sulmit.

Në një deklaratë, Mjekët pa Kufi nuk përcaktoi se kush ishte fajtor për atë që e quajti "një bombardim jashtëzakonisht të dhunshëm." '

Një zëdhënës i saj, Tim Shenk, tha Zërit të Amerikës se kjo zonë ka qenë nën sulm të vazhdueshëm nga forcat siriane për vite me rradhë.

XS
SM
MD
LG