Lidhje

Gjermanët hetojnë FIFA


Autoritetet gjermane kryen një kontroll në zyrat e Federatës së Futbollit dhe në shtëpitë e tre zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të lartë të federatës në kuadër të hetimeve për shkelje lidhur me Kampionatin Botëror të zhvilluar në vitin 2006 në Gjermani.

Operacioni i sotëm, në të cilin morrën pjesë rreth 50 oficerë policie, u shtri në zyrat e federatës në Frankfurt dhe në shtëpitë e presidentit të tanishëm të federatës Wolfgang Niersback, paraardhësit të tij Theo Zwanziger dhe ish sekretarit të përgjithshëm Horst Schmidt.

Muajin e kaluar, një artikull në gazetën Der Spiegel, ngrinte akuza se Federate Gjermane e Futbollit i kishte paguar FIFA-s 7.4 milionë dollarë prë të blerë vota që Botërori të zhvillohej në Gjermani.

Ish presidenti, Zwanziger e kishte akuzuar federatën se ajo kishte krijuar një fond të posaçëm për këtë qëllim. Presidenti i tanishëm Niersback, thotë se pagesa u përdorur për të siguruar një fond edhe më të madh që FIFA do t’i jepte Gjermanisë.

Gjermania fitoi të drejtën e vendit organizator në vitin 2000 për Botërorin e 2006 duke siguruar një votë më shsumë se sa rivali tjetër, Afrika e Jugut.

XS
SM
MD
LG