Lidhje

Maqedoni - zgjidhjet ekipi i Prokurores Speciale


Macedonia pol
Macedonia pol

Këshilli i Prokurorëve Publikë në Maqedoni i zgjodhi të mërkuren prokurorët e tjerë të ekipit të prokurores speciale Katica Janeva. Nga 14 prokurorët e paraparë, Këshilli zgjodhi 12 prej tyre Për njërin prej prokurorëve të sapozgjedhur, Këshilli më parë kishte konstatuar të kishte konflikt interesash.

Ndërkohë, Kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Petar Anevski tha se do të ketë kujdes se cilat lëndë do t'i jepen atij për t’i punuar. Në lidhje me njoftimet e mëparshme se një tjetër prokurore e listës së zonjës Janeva të kishte punuar në rastin e njohur si “Puç”, që janë akuzat kundër drejtuesit të opozitës Zoran Zaev për tradhëti, Kryetari i Këshillit mohoi përfshirjen e saj, por tha se ajo vetëm i kishte bërë shoqëri prokurorit të angazhuar në atë rast. Parlamenti në seancën e fundit e ka miratuar buxhetin prej një milion euro për zyrën e prokurores së posaçme Katica Janeva.

Nuk dihet nëse zonja Janeva do të këmbëngulë për miratimin edhe të dy kandidatëve nga lista e saj. Prokuroria e posaçme duhet të merret me çështjet më të vështira, si që është ajo e përgjimeve të bisedave telefonike dhe akuzat që, rrjedhimisht dalin prej aty për përfshirjen në korrupsion dhe veprime të paligjshme të kryeministrit Nikolla Gruevski dhe disa ministrave të tij, por edhe me akuzat e pushtetit kundër Zoran Zaev të Lidhjes Social Demokrate që e ngarkojnë për tradhëti dhe bashkëpunim me shërbime të huaja sekrete.

XS
SM
MD
LG