Lidhje

Një luftëtar për çështjen e mjedisit


Climate Changes
Climate Changes

Udhëheqësit botërorë mblidhen këtë muaj në Paris për të diskutuar për pakësimin e gazeve të efektit serrë, por një anketë e kohëve të fundit tregon se shumica e amerikanëve nuk shqetësohen për ndryshimet klimatike. Por ndryshe prej tyre, një djalë adoleshent amerikan është i preokupuar për këtë çështje. Ai po përgatitet të flasë në takimin e Parisit, në përpjekej për ta bindur botën se "ndryshimet klimatike janë duke përcaktuar një sërë çështjesh të kohës sonë."

Xiuhtezcatl (pronounced - Shoo-TEZ-cat) Martinez, nuk është një 15-vjeçar i zakonshëm.

"Sot qëndroj para jush, për të përfaqësuar të gjithë brezin tim, si dhe brezat e ardhshëm. Qëndroj para jush si përfaqësues i banorëve indigjenë të Tokës dhe i atyre që do të trashëgojnë pasojat e krizës klimatike me të cilat përballemi ne sot."

Disa javë më parë Martinez foli në Takimin e Lartë OKB-së për Ndryshimet Klimatike, ku i bëri thirrje udhëheqësve botërorë të marrin masa për të parandaluar ndryshimet klimatike.

"Unë jam rritur me ndjenjën e vazhdueshme për të mbrojtur mjedisin rreth nesh, Tokën tonë. Por fillimisht, paraardhësit tanë, kur flisnin për mbrojtjen e Tokës, nuk thonin "të mbrojmë mjedisin", por "të mbrojmë shtëpinë tonë". Ne kemi humbur sensin e të kuptuarit se bota që na rrethon është në fakt shtëpia jonë."

Xiuhtezcatl është djali i dy aktivsitëve të mjedisit, të cilët u takuan për herë të parë në San Francisco, në vitin 1995. Babai i tij, Ahuizotzin (pronounced - ah-wee-ZOHT-zin) Martinez, është me origjinë nga Meksika dhe praktikon traditat e popullsisë indigjene që jetonin në Meksikë para zbulimit të kontinentit nga Christofor Kolombi. Nëna e tij, Tamara Roske, themeloi në vitin 1992 organizatën "Earth Guardians", "Mbrojtësit e Tokës" në Hauai.

Këtë muaj djali i tyre, do të marrë pjesë në takimin e OKB-së për klimën në Paris, ku marrin pjesë udhëheqësit botërorë. Ai do të zhvillojë fushatë lobuese kundër ngrohjes globale.

Xiuhtezcatl Martinez thotë se është frymëzuar nga prindërit e tij, nga rastet e motit ekstrem në shetin ku ai jeton, Kolorado dhe nga dokumentari i vitit 2007, me temën e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e mjedisit "The 11th Hour", "Ora e Fundit".

Martinez është aktivist i zëshëm i organizatës "Earth Guardians". Bashkë me ekipin e tij ai ka punuar edhe me grupe të tjera në Boulder të Kolorados, për trajtimin e shumë çështjeve, si mospërdorimin e pesticideve në parqet e qytetit dhe pagesën për qeset plastike në dyqanet ushqimore.

Ata e japin mesazhin e tyre tek të rinjtë edhe përmes muzikës rap.

Xiuhtezcatl thotë se në tre muajt e fundit numri i anëtarëve të organizatës "Earth Guardian", u rrit nga 30 në 350 vetë. Ata janë aktivë në komunitetet e tyre.

Ai është po ashtu pjesë e palës paditëse, një organizatë me bazë në San Fransisko, ndaj qeverisë amerikane, për programin e karburanteve dhe pasojat e tij tek ndryshimet klimatike. Kjo organizatë quhet "Our Children's Trust", "Besimi i fëmijëve tanë."

Xiuhtezcatl thotë se traditat kulturore të të atit i kanë dhënë formë pikëpamjeve të tij. Popullsia "Mexica", prej nga ai ka origjinën, ishin banorët e perandorisë Aztec-e.(Axteke)

"Babai më ka rritur sipas traditës meskikane. Unë mësova prej tij se jeta është e shenjtë. Ai më ka treguar se çdo gjë e gjallë është e ndërlidhur, sepse ne të gjithë e marrim jetën nga Toka dhe të gjithë pimë ujin e saj".

Xiuhtezcatl Martinez thotë se e ka filluar aktivitetin për mbrojtjen e mjedisit që kur ishte 5 vjeç, kur mori pjesë në një miting dhe se mesazhi i tij nuk ka ndryshuar në vite.

"Mësojani këto fëmijëve tuaj. Çdo zgjedhje që bëjmë sot është pro, ose kundër së ardhmes."

Ai thotë se njerëzit e dëgjojnë zërin e tij, se ai është i fuqishëm dhe i sinqertë.Prandaj, ai do të shkojë më 24 nëntor në Paris, si një përfaqësues i brezit të ri të banorëve indigjenë, si delegat i "Rrjetit të Mjedisit të Indigjenëve", për t'ia dhënë mesazhin e tij botës.

Në se je, apo dakord me mesazhin e tij, ky është një djalë i ri, të cilit ia vlen t'i kushtosh vëmendje, thotë profesoresha e mjedisit në Universitetin e Kolorados, Marianne Martin. Ajo thotë se e ka dëgjuar për herë të parë të flasë Xiuhtezcatl-in për çështjet e mjedisit, kur ai ishte vetëm 10 vjeç.

"Kur dëgjon të flasë një 10, ose 14 vjeçar në mënyrë kaq të fuqishme dhe elokuente, si mund të mos i kushtosh vëmendje?"- thotë ajo.

XS
SM
MD
LG