Lidhje

Shqipëria dënon sulmet terroriste në Paris


Autoritetet më të larta shtetërore solidarizohen me Francën dhe konfirmojnë mbëhstetjen në luftën ndaj terrorizmit. Komuniteti Musliman: Të tronditur nga sulmi terrorist

Në Shqipëri, autoritetet më të lartë të vendit dënuan ashpër sulmet terroriste që goditën mbrëmë Parisin.Në një letër ngushëllimi dërguar presidentit francez Francois Hollande, kreu i shtetit shqiptar Bujar Nishani i cilësonte sulmet si “akte barbare terroriste dhe ektremiste që synojnë të trembin dhe terrorizojnë, jo vetëm Francën dhe francezët, por mbarë botën e qytetëruar dhe demokratike. Ju siguroj për mbështetjen dhe solidaritetin e plotë, timen dhe të popullit shqiptar me autoritetet dhe popullin francez, për kapërcimin sa më shpejt të kësaj situate tronditëse e kritike”.

Shqipëri, reagime ndaj sulmeve në Paris
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:53 0:00

Edhe kryeministri Edi Rama ju drejtua po ashtu me një letër homologut të tij Manuel Valls, ku shprehte solidaritetin me Francën dhe mbështetjen e padiskutueshme të Shqipërisë, krah jush, krah Francës, krah Lirisë”. Zoti Rama shkruan se “Franca u godit përsëri në trup dhe në shpirt nga urrejtja, fanatizmi dhe përcmimi i jetës”.

Ndërsa Kryetari i parlamentit shqiptar Ilir Meta theksoi se “Shqiptarët janë të shokuar nga sulmet terroriste në Paris. Jemi të gjithë përkrah jush në këto momente kritike. Shqipëria është pranë Francës për të mbrojtur vlerat universale demokratike që na bashkojnë”, shprehet zoti Meta në mesazhin dërguar Presidentit të Asamblesë Kombëtare të Francës, Claude Bartolone dhe Presidentit të Senatit Francez, Gerald Larcher. “Terroristët nuk mund të cenojnë lirinë dhe vlerat e shoqërisë franceze. Qëndrojmë përkrah aleatëve tanë në luftën e pandalshme kundër terrorizmit”, nënvizon zoti Meta.

Ndërsa kryetari i opozitës Lulzim Basha shprehet se “Mbarë shqiptarët kanë ndjekur me tronditje dhe pikëllim të thellë pasojat tragjike të akteve të çmendura terroriste mbrëmë në Paris. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave dhe mbarë popullin francez”.

Sulmet terroriste në Paris u dënuan dhe nga komuniteti musliman shqiptar. Kryetari i këtij komuniteti Skënder Bruçaj, përmes një postimi në Facebook, shkruan: “Ngjarjet në vazhdim të terrorit në botë dhe së fundmi sulmi terrorist në Francë ka tronditur mbarë botën dhe të gjithë ne, si besimtarë dhe si qytetarë, që dëshirojmë të jetojmë në paqe e liri. Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve për jetët e humbara. Lus Zotin që ngjarje të tilla të mos përsëriten më kurrë. Amin”.

XS
SM
MD
LG