Lidhje

Evropa shtrëngon masat e sigurisë


Ministrat e vendeve të Bashkimit Evropian për drejtësinë dhe punët e brendëshme po zhvillojnë bisedime në Bruksel mbi krizat dhe forcimin e masave të sigurisë në kufijtë me vendet e tjera. Këto masa emergjente vijnë pas sulmeve të Parisit një javë më parë.

Masat ndërmerren pasi u bë e qartë se organizatori i sulmeve, Abdelhamid Abaaoud, kishte hyrë në bllokun e BE-së. Bernard Cazeneuve është Ministër i Brendëshëm i Francës:

“Nuk na është dhënë asnjë informacion tranziti nga vendet e bllokut para se ai të futej në Francë, çfarë lë të kuptosh se ai mund të jetë futur në Evropë dhe pastaj ka kaluar në Francë. Vetëm pas sulmeve të 16 nëntorit në Paris, një shërbim sekret nga një vend jashtë bllokut dha sinjalin se kishte dijeni për praninë e tij në Greqi.”

Ndërkohë, organet e rendit janë në kërkim të të paktën një të dyshuari terrorist që nga sulmet e javës së kaluar.

Autoritetet belge zhvilluan nëntë bastisje të enjten në disa pjesë të Brukselit në kërkim të Salah Abdelsalm.

"Po kthehem nga një miku im që humbi vajzën në sulme ndaj preferoj të përqendrohem tek familjet që po mbajnë zi dhe siqerisht nuk dua t’ja di për terroristët,” thotë ky banor i Parisit.

Ndërkohë, aeroplanët ushtarakë ndërmorrën sulme të tjera të enjten në veri të Sirisë - strehë e sigurtë për militantët e grupit që e quan veten Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG