Policia arrestoi sot një prokuror në Fier i cili akuzohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për korrupsion pasiv. Arrestimi erdhi pas hetimeve disa javore ndaj prokuroit Petrit Vukaj që dyshohet se mori përsipër zbutjen e kërkesës për dënimin e një shtetasi. Ndërkohë në Gjirokastër Ekspertët e Reformës në Drejtësi kanë zhvilluar një këshillim me prokurorë dhe gjykatës në këtë rajon mbi ndryshimet që priten në këtë sistem.