Lidhje

Të paktën 14 të vrarë në San Bernardino, Kaliforni


California Shootings
California Shootings

Sipas autoriteteve 14 persona humbën jetën dhe 14 të tjerë janë plagosur në San Bernardino të Kalifornisë, kur persona të armatosur hapën zjarr në një qendër për personat me aftësi të kufizuara.

Autoritetet janë ende në kërkim të autorëve të hapjes së zjarrit. Një zëdhënës i policisë tha se "disa persona të armatosur hynë në qendër dhe filluan të hapin zjarr", duke shtuar se "mendohet se të paktën një prej tyre është larguar me një makinë të zezë".

San Bernardino ndodhet një orë në lindje të Los Anxhelosit.

Një zëdhënëse e policisë i tha gazetës Los Angeles Times se të dyshuarit ishin të armatosur rëndë dhe ndoshta të veshur me xhaketa anti-plumb.

Në vendngjarje shkoi edhe një skuadër për çaktivizimin e bombave pas njoftimeve se mund të ishte vendosur një pajisje me lëndë shpërthyese.

Qendra ku ndodhi incidenti, është themeluar më shumë se 40 vjet më parë për të ndihmuar njerëzit me të meta mendore.

XS
SM
MD
LG