Në Shqipëri vitet e fundit janë mbyllur një seri institutesh shkencore duke i sjellë një dëm të madh ekonomisë së vendit. Por në Vlorë, Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore ka mbijetuar. Kjo qendër krahas ndihmës këshilluese për fermerët në fushën e pemtarisë dhe ullirit kultivon edhe dhjetëra hektarë me vreshta dhe pemë. Korrespondenti ynë Raimond Kola ishte në Vlorë dhe përgatiti materialin.