Lidhje

Blatter del para komisionit të etikës


Presidenti i pezulluar i FIFA-s Sepp Blatter doli sot para Komisionit të Etikës të Organizatës Europiane të Futbollit, për t’u përballur me akuzat për korrupsion.

Blatter pritej t’u deklaronte katër gjykatësve në selinë e FIFA-s në Zyrih, se ai është i pafajshëm. Ai e përshkroi seancën e marrjes në pyetje si ‘”inkuizicion”.

Gjykatësit po shqyrtojnë në se Blatter ishte implikuar në në një aferë korruptive, kur pati miratuar pagesën prej 2 milionë dollarësh nga FIFA për presidentin e Organizatës Europiane të Futbollit, Michel Platini, në vitin 2011.

Rasti i Planinisë do të shqyrtohet nesër, por vetë Platini ka thënë se nuk do të paraqitet. Avokatët thonë se klienti i tyre po e bojkoton çështjen sepse mendon që gjykatësit e kanë marrë tashmë një vendim.

XS
SM
MD
LG