Lidhje

Carter në Afganistan


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter bëri një ndalesë në Afganistan, që nuk ishte njoftuar paraprakisht.

Vizita e tij e sotme vjen ndërkohë që ky vend i Azisë Jugore po përjeton një fushatë dhune në rritje, sidomos në lindje ku ka një prani të grupit Shteti Islamik.

Një studim i ri i Pentagonit thotë se në kryeqytetin e Kabulit ka pasur 27 për qind më shumë sulme të përmasave të mëdha krahasuar me të njëjtën periudhë vitin e kaluar.

Në përgjigje të rritjes së dhunës, Presidenti amerikan Barak Obama ka vendosur të mbajë një forcë amerikane prej 9.800 trupash në Afganistan për pjesën më të madhe të vitit 2016.

Zoti Carter po takohet me komandantët dhe trupat amerikane në Afganistan.

XS
SM
MD
LG