Lidhje

Carter: Incidenti në Irak ishte një gabim


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Ash Carter tha se një sulm ajror amerikan që shkaktoi vdekjen e 10 forcave irakiane të sigurisë duket se ishte "një gabim nga të dyja palët.

Zoti Carter tha se një raketë e lëshuar nga një avion luftarak goditi forcat irakiane të sigurisë në afërsi të qytetit Falluxha, në Irakun qendror, qytet i cili kontrollohet nga Shteti Islamik.

Ministria irakiane e Mbrojtjes i Irakut tha se rreth 10 ushtarë u vranë dje në këtë incident.

Ushtria amerikane tha se informacioni që iu dha avionëve për të goditur erdhi nga forcat irakiane të sigurisë pranë Falluxhës.

Duke folur sot me gazetarët në bordin e një anijeje amfibe amerikane në Gjirin Persik, zoti Carter tha se ai i telefonoi kryeministrit irakian al-Abadi për t’i shprehur ngushëllimet, dhe se ata ranë dakord që incidenti të hetohet.

Sekretari Carter tha se "gjëra të tilla ndodhin kur dy forca luftojnë krahas njëra-tjetrës”, siç po bëjnë trupat irakiane dhe ato amerikane. Por ai tha gjithashtu se si ai vetë edhe Kryeministri i Irakut ranë dakord se fushata për të dëbuar forcat e Shtetit Islamik nga territori i Irakut nuk do të ndalet.

XS
SM
MD
LG