Lidhje

Zgjedhjet parlamentare në Spanjë


Sot, spanjollët po votojnë për ato që analistë thonë se mund të jenë zgjedhje legjislative historike.

Dy parti politike të reja ajo e qendrës, Qytetarët dhe Podemos që është kundër masave shtrenguese, janë vënë përballë dy partive të vjera kryesore, Socialiste dhe Partia Popullore konservatore e kryeministrit Mariano Rajoy.

Sipas analistëve, Partia Popullore nuk do të fitojë votat e nevojshme për të formuar e vetme qeverinë. Pritet që votat mes tre partive të tjera të ndahen thuajse në mënyrë të barabartë, duke u dhënë partive të reja influencë të pashembullt në skenën politike të Spanjës.

Në Spanjë, ekonomia pritet të rritet me 3 përqind, çka e kanë zili vendet fqinje. Por Ai vend ende vazhdon të përballet me papunësinë e madhe dhe pabarazinë e dallueshme.

XS
SM
MD
LG