Lidhje

Star Wars thyen rekord


Filmi i ri “Star Wars: The Force Awakens” ka shënuar një rekord të rë ri në shitjen e biletave gjatë fundjavës kur edhe ka dalë në kinema në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.

Që nga daljta të enjten në kinema, filmi ka grumbulluar 238 milion dollarë nga shitjet e biletave. Shitjet në shkallë botërore kanë sjellë fitime prej 517 milion dollarësh.

Këto shuma kanë lënë pas filmin e katërt nga Jurassic World që grumbulloi 208 milion dollarë fundjavën e daljes në kinema në Amerikën e Veriut po këtë vit.

Filmi i ri “Star Wars: The Force Awakens” sjell një ngjarje ndërgalaktike të përballes së të mirës me të keqën. Ky është filmi i shtatë qëkur George Lucas krijoi filmin fantastiko-shkencor Star Wars. Kompania Disney bleu të drejtat mbi kompaninë Lucasfilm për 4 miliard dollarë në vitin 2012.

XS
SM
MD
LG