Lidhje

Gjykata kineze dënon aktivistin e të drejtave të njeriut


FILE - Anti-Beijing protesters, with a picture of human rights lawyer Pu Zhiqiang, protest outside the Chinese liaison office to demand Pu's release, in Hong Kong, Tuesday, Dec. 15, 2015.
FILE - Anti-Beijing protesters, with a picture of human rights lawyer Pu Zhiqiang, protest outside the Chinese liaison office to demand Pu's release, in Hong Kong, Tuesday, Dec. 15, 2015.

Një gjykatë në Pekin vendosi se aktivisti i të drejtave të njeriut, Pu Zhiqiang, është fajtor për “nxitje të urrejtjes etnike” dhe për “shkaktim trazirash dhe provokim”. Megjithatë, dënimi me burgim me kusht për tre vjet, ndoshta do të mundësojë që ai të lirohet pas pak ditësh, nëse vendos të mos apelojë.

Mediat shtetërore kineze njoftoi sot se gjykatat popullore e Pekinit vendosi që 50-vjeçari Pu është fajtor për një sërë mesazhesh të botuara në rrjetin social kinez, Weibo. Mesazhet mendohet se kritikojnë qeverinë kineze dhe politikat e saj në Tibet dhe Xinjiang.

Grupet e të drejtave të njeriut dënuan këtë vendim, megjithëse përfaqësuesi i Amnesty International tha se mund të kishte rezultuar edhe shumë më keq.

“Mund të ishte dënuar me tetë vjet. Nuk do t’i duhet të rrijë në burg më gjatë, por nuk duhet të harrojmë se ai as nuk duhet të ishte arrestuar fare dhe duhet të vazhdonte të ushtronte profesionin si jurist. Pra, ky është ende një rast padrejtësie.”

Ministra e Jashtme e Kinës tha se çështja ishte menaxhuar sipas proçedurave standarte të cilat duhet të respektohen nga qeveritë e huaja.

“Autoritetet gjyqësore kineze vepruan sipas ligjit, dhe individi në fjalë ka pranuar fajësinë dhe ka kërkuar ndjesë. Qeveritë e huaja duhet të respektojnë sovranitetin gjyqësor të Kinës, dhe të mos ndërhyjnë.”

Zyrtarët amerikanë kanë bërë thirrje për lirimin e tij. Gjatë çeljes së proçesit gjyqësor, zoti Pu pati thënë se do t’i kërkonte ndjesë personave që mund të jenë ofenduar nga komentet e tij, por këmbënguli se akuzat ishin të pabaza. Ai gjithashtu njoftoi se nuk do ta apelojë vendimin, megjithëse mendon se janë shkelur të drejtat e tij për fjalën e lirë.

XS
SM
MD
LG