Zyrtarët në Afganistan thonë se nga një sulm vetëvrasës humbi jetën të paktën një civil dhe u plagosën 13 të tjerë në një rrugë pranë aeroportit të Kabulit.
Talebanët morën përgjegjësinë për shpërthimin që dëmtoi edhe ndërtesat përreth.
Misioni i NATO-s në Afganistan e dënoi sulmin. Policia tha se objektivi i sulmit dukej të ishte një kamion i ngjashëm me ata që përdoren nga kontraktorët e sigurisë.
Sulmi vjen një ditë pasi kreu i ushtrisë pakistaneze vizitoi Kabulin në përgatitje për një raund të ri bisedimesh paqeje me talebanët.