Lidhje

Hiqet alarmi për terrorizëm në Mynih


German police secure the main train station in Munich, Germany, January 1, 2016.
German police secure the main train station in Munich, Germany, January 1, 2016.

Policia gjermane hoqi një alarm për terrorizëm në qytetin bavarian, Mynih, disa orë pasi evakuoi dy stacione treni dje ndërsa afrohej ndërrimi i viteve, nën kërcënimet për sulm vetvrasës me bombë.

Shefi i policisë së Mynihut u tha gazetarëve dje se organet e rendit kishin marrë masa pas disa informatave konkrete për planifikim sulmesh vetvrasëse në stacionet e trenit. Ministri i Brendëshëm i Bavarisë tha se një shërbim inteligjent i huaj i kishte lajmëruar se disa milintatë të Shtetit Islamik po planifikonin sulme. Megjithë masat e sigurisë, mijëra njerëz festuan pa incidente ardhjen e Vitit të Ri në Mynih.

XS
SM
MD
LG