Lidhje

Gazetarja franceze detyrohet të largohet nga Kina


Një gazetare franceze është larguar nga Kina pasi asaj i janë mohuar kredencialet gazetareske lidhur me një artikull ku ajo kritikonte politikat e Pekinit në rajonin Xinjian të karakterizuar nga dhuna.

Ministria e Jashtëme e Kinës e akuzoi Ursula Gauther për “mbështetje ndaj terrorizmit dhe vrasjet e të pafajshmëve” në artikullin e saj të publikuar në revistën L’Obs me 18 nëntor.

Në artikull, ajo shtronte pyetjen nëse solidariteti i shprehur nga Kina lidhur me viktimat e sulmit në Paris ishte përpjekje për të fituar mbështetje ndërkombëtare lidhur me politikat e saj në Xinjiang.

Gazetarja thoshte se është e mundur që dhuna e kohëve të fundit e ndërmarrë nga Ujgurët, kryesisht grup mysliman në Kinë, ishte rezultat i kufizimeve të rënda të Pekinit ndaj jetës së tyre fetare.

Kina i kërkoi zonjës Gauthier që të tërheqë artikullin nëse dëshironte të qëndronte në Kinë. Ajo refuzoi duke thënë se akuzat ndaj saj ishin absurde dhe se ajo bënte detyrën e saj.

XS
SM
MD
LG