Lidhje

Protestë kundër emigrantëve në Gjermani


Germany Cologne Crimes
Germany Cologne Crimes

Qindra demonstrues të djathtë u mblodhën sot në qytetin gjerman Këln për të protestuar ndaj një valë sulmimesh seksuale dhe grabitjesh që ndodhën gjatë festimeve të Vitit të Ri në këtë qytet.

Sulmet, për të cilat janë fajësuar emigrantë me origjinë nga Afrika e Veriut dhe vendet arabe, kanë nxitur thirrjet për një kontroll më të rreptë të politikave për emigracionin.

Protestuesit e lëvizjes kundër emigrantëve, “Pegida”, u ndodhën pranë dy grumbullimeve të tjera nga grupe të së majtës dhe një grupimi kundër dhunës ndaj grave.

Qindra policë u vendosën pranë stacionit kryesor hekurudhor të qytetit, ndërkohë që u njoftuan disa përplasje të lehta.

Po sot, Kancelarja gjermane Angela Merkel propozoi ndryshime të legjislacionit gjerman, që synojnë ta bëjnë më të lehtë refuzimin e azilit për refugjatët e dënuar për vepra penale.

XS
SM
MD
LG