Lidhje

Kosovë, qeveria shpall vitin 2016, vit të Nënë Terezës


Qeveria e Kosovës shpalli të premten vitin 2016, vit të Nënë Terezës, vendim ky i pasuar nga lajmi se Nënë Tereza pritet që të shenjtërohet në shtator të këtij viti, nga Papa Françesku.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa tha në mbledhjen e qeverisë se ky vit do të jetë vit i shenjtërimit të Nënë Terezës dhe bëri thirrje që të shfrytëzohet për rritjen e humanizmit, mirëkuptimit, ndihmës dhe marrëdhënie të mira dhe korrekte të paqes e dinjitetit në Kosovë”.

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, që u bë më pastaj në gjithë botën e njohur si Nënë Tereza, u lind në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 në një familje me prejardhje nga Prizreni.


Më 1979 ajo mori çmimin Nobel për Paqe. Nënë Tereza vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta të Indisë. Në vitin 2003, Papa Gjon Pali i Dytë e shpalli atë të lume.

XS
SM
MD
LG